Është fatkeqësi, por edhe diçka që mbetet të përmendet në kryelistat e qyteteve të ndotura. Edhe mbrëmë Shkupi ka qenë qyteti më i ndotur i botës, duke arritur shifrën alarmante 226 PM10. Të dhënat e publikuara nga “Air Visual”, informon foldrejt.com.
Kjo nuk është hera e parë që Shkupi kryeson listën për ndotjen e ajrit. Të dhëna të ngjashme janë regjistruar edhe më 19 janar, kur indeksi i ndotjes arriti 430 PM10, ndërsa para ishin vetëm Nju Delhi.
Ndryshe, të shtunën dhjetëra qytetarë protestuan para Kuvendit, duke kërkuar që organet të marrin masa urgjente për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit.