Ikja enorme e të rinjve nga Kosova, sidomos e të rinjve, po ndikon në ndryshimet e shpejta në aspektin demografik. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës ta shikoj e trajtoj këtë problem me emergjencë, shkruan Fol Drejt.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri tha se kjo çështje kërkon vëmendje të menjëhershme. Megjithatë, sipas tij, nuk është ndërmarr asgjë konkrete në këtë drejtim.
“…kjo lëre më që nuk ta ofron superpunën, por është duke e ndërtuar një ambient për superikje” – tha Tahiri, duke aluduar në projektin e fundit të lansuar nga qeveria për punësimin e të rinjve./FolDrejt/