Kush duhet të lëshojë vendin e vet për shkak të ndryshimeve klimaterike, sepse jeta e tij vendoset në rrezik, ka të drejtë për azil dhe nuk duhet të refuzohet. Ky është vendimi i fundit i zyrës për të Drejtat e Njeriut nga OKB, shkruan foldrejt.com. Kombet e Bashkuara flasin për një vendim “historik”.
Konkretisht bëhet e ditur edhe një rast i një familje nga ishulli Kiribati, të cilit i ishte refuzuar kërkesa e strehimit në Zelandë të Re, përkundër faktit që ky ishull humb çdo vit territore të shumta si pasojë e ndryshimeve klimaterike. Sipas OKB, kësaj familje duhet ti ofrohet azili nga Zelanda e Re.
Prej ndryshimeve klimaterike, sipas OKB, vetëm në 2015 duhet të ketë lëshuar vendlindjet e tyre 20 milion banorë.
Ky dokument i OKB është nënshkruar nga 172 shtete, mes tyre edhe nga Gjermania dhe Zelanda e Re. Pra, në rast se vendbanimi yt kërcënohet nga përmbytjet, atëherë është argument i fuqishëm që t’ju jepet azil në Gjermani./Foldrejt.com