Kuvendi ka miratuar sot ndryshimet në qeverinë shqiptare të dekretuara dy ditë më parë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ndonëse deputetët e opozitës kërkuan fjalën për procedurë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se procedura është e qartë dhe vijoi me dekretet për shkarkimet dhe emërimet në qeveri.
Gjatë votimit të dekreteve, deputeti i PS-së Erion Braçe ka votuar kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë që Ervin Mete i emëruar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Financave sot është shkarkuar si drejtor i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe brenda pak ditësh pritet që emri i tij të shkojë për dekretim në Presidencë dhe më pas të miratohet nga parlamenti.
VOTIMI:
Emërohet me 73 vota pro dhe 35 kundër Arbian Mazniku si ministër Shtetit për Pushtetin Vendor
Emërohet me 73 vota pro dhe 32 kundër Albana Koçiu si minitre e Shëndetësisë
Emërohet me 74 vota pro 33 kundër Igli Hasani si ministër i Jashtëm
Emërohet 73 vota pro dhe 33 kundër Ogerta Manastirliu si ministre Arsimi
Emërohet 73 vota pro dhe 27 kundër Anila Denaj si ministre e Bujqësisë
Shkarkohet ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka me 95 vota pro dhe 1 kundër
Shkarkohet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me 110 vota pro
Shkarkohet ministrja e Arsimit, Evis Kushi me 99 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër
Shkarkohet ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca me 107 vota pro
Shkarkohet ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali me 102 vota pro dhe 4 kundër
Shkarkohet ministrja e Shtetit, Milva Ikonomi me 98 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër, shkruan TiranaNews, përcjell Fol Drejt.