Ndryshimi i emrit të Maqedonisë me 81 vota për ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. “Maqedonia tashmë quhet Maqedonia e Veriut”, shkruan “Stuttgartët Nachrichten”.
“Kuvendi i Maqedonisë ndryshon emrin dhe tani është detyrë e parlamentit të Greqisë për të përmbyllur Marrëveshjen e Prespës,” shkruan media tjetër gjermane “Der Spiegel”.
“Deri të premten nuk ishte e sigurt nëse do kalonte ratifikimi në parlamentin e Maqedonisë me dy të tretat e votave. Por tashmë gjithçka ka përfunduar,” shkruan “Der Standard” e cila përmend edhe “partitë e vogla shqiptare” që i kryen probleme gjatë ditëve të fundit.
Shkrim të ngjashëm ka kryer edhe Reuters, ku tregon edhe protestën prej qindra personave përballë parlamentit të Maqedonisë./Foldrejt.com