Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve që do të hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e pasdites së sotme.
Kështu nga sot nafta do të shitet me 237lekë/litri, benzina 234 lekë/litri dhe gazi me 90 lekë/litri. Gjithashtu janë edhe çmimet e tregtimit me shumicë të karburanteve.
Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit të transparencës.
Njoftimi i plotë:
Bordi i Transparencës në datë 14 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.