Sot, në kuadër të mbledhjes në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, po raporton Komisioni i Pavarur për Media për Licencat dhe Digjitalizimin, shkruan Fol Drejt.
Në këtë raportim veç anëtarëve të këtij komisioni nga të gjitha partitë, po marrin pjesë kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, anëtarët e tjerë të kësaj trupe, dhe përfaqësues të Agjensionit për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës (ARBK).
Ndër të tjera është diskutuar edhe ndryshimi i pronësisë së Klan Kosova dhe ArtMotion. Sipas Mehmetit Klan Kosova dhe ArtMotion i kanë përmbushur detyrimet ndaj ARBK-së, ndërsa ato mund të operojnë lirshëm në tregun e Kosovës. Më saktësisht, sipas Mehmetit, “asnjë biznes, e as Klan Kosova e ArtMotion nuk do të mund të operonin në Kosovë pa pasur një seli/bazë/zyrë e adresë në Republikën e Kosovës.”/FolDrejt/