Human Rights Watch (HRW) konfirmoi se 130 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të minave në Tripoli, Libi, në 11 muajt e fundit.
Këto janë mjete shpërthyese të mbetura nga sulmet e forcave besnike të Khalifa Haftar, udhëheqësit të forcave të armatosura të paligjshme në Libinë lindore. Ndërkohë janë plagosur 196 persona, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
HRW tha se anëtarët e milicisë dhe mercenarët e lidhur me Haftarin dhe të lidhur me kompaninë ruse të sigurisë Wagner, vendosën dhjetëra eksplozivë dhe mina tokësore të bëra me dorë, teksa tërhiqeshin nga Tripoli jugor.
Drejtori i Human Rights Watch për Libinë, Hanan Salah, theksoi se milicitë e Haftarit dhe mercenarët e Wagnerit kanë kryer krime lufte.
“Rreth 130 civilë që u kthyen në shtëpitë e tyre pasi luftimet ndaluan u vranë nga eksplozivët”, tha Salah./FolDrejt/