Gjatë ditëve të fundit ka bërë bujë artikulli i magazinës britanike Economist, e cila shkruante me të drejtë për shpopullimin e Ballkanit, por jo ekskluzivisht për Shqipërinë. Pavarësisht se të gjithë jemi dëshmitarë për ikjen e madhe të shqiptarëve, me disa argumenta edhe për uljen e natalitetit, kriza më e madhe e shpopullimit në rajonin ballkanik sipas Economist, mbetet Bullgaria, Serbia dhe Moldavia, informon foldrejt.com (Shih foton në fund).
Dikur në rajon shumë nëna kishin nga gjashtë fëmijë e më tepër, kurse sot pak kanë më shumë se një fëmijë. Shtuar këtu edhe emigrimin masiv. Vetëm nga Serbia çdo vit largohen nga 50 mijë serbë, kurse ata që kthejnë janë rreth 10 mijë, kryesisht persona që kanë kaluar jetën në Perëndim. Fëmijët e tyre nuk do ndjekin gjurmët e etërve.
Kur jemi te projeksionet, në 2050 (në krahasim me 1990), Bullgaria do humb 39 përqind të popullatës, Bosnja 37 përqind, Shqipëria 26, kurse Serbia dhe Kroacia nga 24 përqind të popullatës. Por vlen të theksohet, se emigrimi në Shqipëri ka qenë masiv që nga 1992.
Por Serbia, nga viti i ardhshëm, pritet të ketë më shumë pensionerë sesa punëtorë.
Kur jemi te fertiliteti, më pak lindin nënat boshnjake 1.3, ndjekur nga kroatet 1.4, kurse më të madhen në rajon e ka Kosova 2.0, por edhe kjo ka rënë ndjeshëm vitet e fundit.
