Në 24 orët e fundit në Kosovë nga 1543 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, nuk ka asnjë rast të vdekjes, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Sot me 05 Mars 2022, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 533 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.517 doza të vaksinës.
Deri më sot 817.151 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98.099 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.543 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 252 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.184.
Në total numri i rasteve aktive është 1.278.
Ky është postimi i plotë i Ministrisë, përcjell FolDrejt: