Në 24 orët e fundit në Prishtinë raportohen tri raste të posedimit të paautorizuar të subtancave narkotike.
Këto janë rastet sipas raportit 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt:
“Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë (NN) 14.03.2022-13:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një cigare dhe një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 1.6 gram. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”.
“Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë (NN) 14.03.2022-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një cigare me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 0.8 gram. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”.
“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë (NN) 14.03.2022-16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një cigare me substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një qese e vogël me peshë prej 1.0 gram dhe 0.7 gram. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”./FolDrejt/