Seanca e parë parlamentare e Maqedonisë së Veriut prej zgjedhjeve të 15 korrikut do mbahet në 4 gusht, informon foldrejt.com. Të gjithë pjesëmarrësve do u matet temperatura në dyert e parlamentit.
Pasi që bëhet fjalë për rrethana të jashtëzakonshme është e domosdoshme edhe mbajtja e distancës fizike mes deputetëve, seanca konstituive do të mbahet në Sallën e Madhe të Kuvendit, gjegjësisht në sallën e njohur në opinion si Kupola e Madhe.
“ME qëllim që të sigurohet mbrojtje më e madhe shëndetësore, të pranishmëve në ndërtesë do t’u rekomandohet lëvizje e limituar nëpër ndërtesë dhe mbajtje e vazhdueshme e maskave”, thuhet në kumtesë.