Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË HISTORI

NË AGIMIN E SHEKULLIT TË BUKUR – NGA BOTA E VJETËR NË BOTËN E RE

6 vjet më parë
in HISTORI, LIBRA, TË FUNDIT
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

1453, Mehmeti i Dytë hyn në Kostandinopojë. 1492, Kristofor Kolombi zbulon Amerikën dhe Mbretërit Katolikë ua marrin Granadën myslimanëve. 1519, Karli i Pestë zgjidhet perandor i Gjermanisë. 1520, dënimi i Martin Luterit.

Cilado qoftë data dhe ngjarja që do të pranojmë për të shënuar hyrjen e botës perëndimore në kohët moderne, një fakt i dominon të gjitha: pas krizës së gjatë që goditi Evropën në shekujt XIV dhe XV dhe që tronditi nga themelet gjithë qytetërimin e trashëguar nga Mesjeta, bota feudale ka vdekur tashmë. Bota e shteteve po hapet mes shndërrimesh ekonomike dhe shoqërore të papara që prej fundit të perandorisë romake. Është thuajse një qytetërim i ri, një rilindje.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

Porosit Web Porosit Web

Kriza e dy shekujve të fundit, më e rënda që ka njohur perëndimi prej një mijëvjeçari, ka prekur pjesën më të madhe të Botës së Vjetër. Rrënimeve të shkaktuara në mbarë Evropën nga luftërat dhe revoltat fshatare, Murtaja e Zezë, e ardhur nga Kafa në Detin e Zi, u ka shtuar peshën e saj vuajtjeve mjerimit dhe pasigurisë. Kombet e krishtera ofrojnë një tablo të trishtë: konflikt midis Francës dhe Anglisë, si dhe mes mbretit të Francës dhe dukëve të Burgonjës; luftërat husite dhe shembja e institucionit perandorak; trazira dhe luftëra guerile në vendet skandinave dhe në Evropën qendrore; dekadencë dhe anarki në Itali dhe në Spanjë. Dhe shumë shpejt, një rrezik i ri do të shfaqet në Evropën qendrore: otomanët.

Nëse Bota e vjetër do të kishte vazhduar me konfliktet dhe gabimet e saj, asgjë s’do ta kishte penguar valën e atyre që i quanin gjithmonë “barbarët” – dhe që nuk ishin të tillë prej shumë kohësh – për ta përmbytur perëndimin. Historia është e mbuluar nga kufoma shtetesh, dikur të fuqishme dhe të begata, që janë shembur në peshën e grindjeve të tyre, gjah i gatshëm për pushtuesit dhe aventurierët e guximshëm.

                Qytetarët e Tournai varrosin viktimat e murtajës

Por kësaj here, në çastin kur gjithçka duket e humbur, Evropa e mbledh veten. Beteja e Kastijonit (mes Anglisë dhe Francës), më 1453, i jep fund luftës njëqindvjeçare. Epidemitë e mëdha që kishin shkaktuar kaq shkatërrime shekullin paraardhës, zbuten. Kthehen begatia dhe siguria. Ky kthim i paqes në Evropë shoqërohet me shpejtësi nga një rilindje që të kujton atë të shekujve XII dhe XIII. Popullsia rinis të shtohet (në Francë ajo dyfishohet gjatë viteve 1450-1560), fshatrat e boshatisur ripopullohen, qytetet zhvillohen. Bujqësia i përmirëson rendimentet e veta, në të njëjtën kohë që shfaqen kultura të reja, në pjesën më të madhe industriale. Vreshtat zgjerohen, ashtu si blegtoria. Industria hapet kundrejt produkteve të reja ose përmirëson produktet ekzistuese: metalurgji, qelq, tekstile të lehta, mëndafshe, stofra lini. Minierat e hekurit, argjendit, bakrit, të nxitura nga nevojat e industrisë, janë në zhvillim të plotë. Minierat e braktisura që prej romakëve funksionojnë sërish. E gjithë pasuria e Habsburgëve përbëhet nga minierat e tyre, që ata i shfrytëzojnë dhe i lënë peng për shumat e marra borxh. Zhvillimi i shpejt i shtypshkronjës sjell me vete zhvillimin e industrisë së letrës. Pas rikthimit të paqes, të gjitha këto prodhime shkëmbehen me lehtësi dhe ndjekim sërish itineraret e tyre tradicionale: brenda Evropës dhe nga Lindja nëpërmjet Venedikut ose vendeve të Evropës Lindore drejt Evropës Perëndimore, Polonisë dhe vendeve baltike. Këtyre u shtohen gjithnjë e më shumë dhe rrjedhat e shkëmbimeve nga portet e Atlantikut drejt veriut dhe Evropës Qendrore. Qarkullimi i kapitaleve është i lehtë falë panaireve që zhvillohen në data të caktuara dhe organizimeve të mëdha bankare. Ekonomia monetare zgjerohet, ashtu si dhe përdorimi i kredisë.

                           Beteja e Kastijonit – Fundi i luftës njëqindvjeçare

Kjo përtëritje e Perëndimit në të gjitha fushat, që pasqyrohet nga rilindja e artit dhe e letërsisë, favorizon sipërmarrjet e detarëve që nisen të eksplorojnë botën. Evropa do të njihet me qytetërime të tjera. Këto, nga ana e tyre, zbulojnë se shumë larg, në skajet e kontinentit gjigand që ndan dy oqeanet e mëdhenj ekzistojnë vende – Franca, Italia, Spanja dhe të tjerë.. Shekulli XVI – Shekulli i Madh – do të ishte në radhë të parë shekulli i takimeve. Ai do të jetë shekulli i burrave të mëdhenj të shtetit, i mbretërve dhe perandorëve që do të lënë në të gjurmët e tyre…

Vazhdon…

Përmbledhje e shkëputur nga libri “Sulejmani i Madhërishëm” i autorit Andre Clot

Përpunoi për foldrejt.com: Fisnik N. Muça

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Letra e Hitlerit para se të vetëvritej: Do qëndroj deri në fund…

Lajmi tjetër

Nga kjo javë mund të dërgohen dokumentat për pensionin social 12 mijë denarë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
TË FUNDIT

Asteroidi i sapozbuluar pritet të arrijë në pikën më të afërt me Tokën

26 Janar, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM