Në raportin e Policisë së Kosovës, është informuar për një rast të gjetjes së substancës së dyshuar narkotike brenda një are të mbjellë me misër, në Graçanicë.
Pohohet se një mashkull kosovar ka raportuar se në pronën e tij prej katër hektarësh të mbjellura me misër ka vërejtur disa bimë që dyshohet të jenë narkotikë.
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për substancë të dyshuar të llojit kanabis.
Me vendim të prokurorit është hapë dosja mbi rastin dhe policia ka nisë hetimet. /FolDrejt/