Në fshatin Baks të Skenderajt janë arrestuar një mashkull dhe një femër, që të dy kosovarë. Në shtëpinë e tyre policia ka konfiskuar dy armë automatike AK-47, si dhe katër karikatorë e 100 fishekë.
Njëri nga të dyshuarit raportohet se është i mitur.
“Janë arrestuar dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovarë, njëri i mitur, për shkak se njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjete dhe sekuestruar dy armë automatike AK-47, katër karikatorë dhe 100 copë fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.