Policia e Kosovës është duke i vazhduar hetimet në zonën malore të Banjskës së Zveçanit, shkruan Fol Drejt.
Qysh prej ditës kur mbi autoritetet e rendit në Republikën e Kosovës, u krye një sulm terrorist, në Banjskë të Zveçanit, janë duke vijuar hetimet.
Veton Elshani nga Policia e Kosovës për Telegrafin ka konfirmuar se aktualisht atje është duke vijuar “pastrimi i terrenit”.
“Po është duke vazhduar po bëjmë pastrim të terenit. Do të shohim nëse do të gjendet diçka”, ka thënë Elshani.
Ua kujtojmë se të dielën e 24 shtatorit, si pasojë e sulmit terrorist të organizuar dhe planifikuar nga një grup paraushtarakësh serbë të armatosur deri në dhëmb, mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa në kundërpërgjigje nga njësitë speciale mbetën të vdekur edhe tre terroristë.
Që nga kjo ditë, pas bastisjeve të disa vendeve të dyshimta në këto lokalitete, janë gjetur një arsenal armësh të llojeve të ndryshme. Për të gjitha këto, Prishtina zyrtare është duke e fajësuar vetë shtetin serb./FolDrejt/