PBB-ja ra me 0.1 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, sipas vlerësimeve të Bankës Kombëtare të Belgjikës, pavarësisht rritjes prej 0.6 për qind në tremujorin e parë.
Inflacioni në Belgjikë u rrit nga 11,27 për qind në shtator në 12,27 për qind në tetor, që është niveli më i lartë i inflacionit që nga qershori i vitit 1975, njoftoi sot instituti statistikor belg Statbel, ndërsa produkti i brendshëm bruto (PBB) ra me 0,1 për qind, transmeton Fol Drejt.
Inflacioni i lartë shpjegohet kryesisht, ashtu si muajt e fundit, me çmimet e larta të produkteve të energjisë, raporton portali belg Le Soar, duke shtuar se rritjet kryesore të çmimeve në muajin tetor kanë të bëjnë me gazin natyror, energjinë elektrike, karburantet, mishin, perimet, produktet e qumështit, bukë dhe drithëra si dhe qira për apartamente./FolDrejt/