Moti me diell edhe sot ju dha një mundësi fëmijëve të fshatit Bërnjarcë që të improvizojnë klasë në ambient të hapur dhe ta realizojnë procesin mësimor larg bankave shkollore, për shkak të bojkotit që nga fillimi i vitit të ri shkollor. Në shkollën periferike “Kërste Misirkov” në fshatin Bërnjarcë mësojnë pak nxënës në paralelet në gjuhën maqedonase.
Pas përfundimit të mësimit të këtyre nxënësve shkolla mbyllet ndërkohë që rreth 60 nxënës shqiptarë që jetojnë në këtë fshat detyrohen që mësimet t’i ndjekin në shkollat e Haraçinës. Ndërsa bojkoti i mësimit vazhdon, fëmijët e klasës së pestë po luajnë rolin e mësuesit që fëmijëve më të vegjël t’ua mësojnë shkronjat dhe numrat.
Ndërsa institucionet përgjegjëse mbyllin sytë ndaj nxënësve shqiptarë të fshatit Bërnjarcë, këto të fundit do vazhdojnë të mësojnë vjersha e poezi kushtuar shkollës. Raporton AlsatM.mk percjell Foldrejt.com