U shënua 28-vjetori i vrasjes së qytetarëve të Sarajevës në shkollën fillore “Skender Kulenoviq” në Dobrinjë.
Në këtë ditë të vitit 1995, shtatë persona u vranë, ndërsa 12 u plagosën rëndë dhe lehtë, nga shpërthimi i një granate të gjuajtur nga pozicionet agresore të Ushtrisë së Republikës Srpska në Nedžarići.
Në atë ditë tragjike u vranë: Kenan Çizmiq, Reshad Imamoviq, Izet Kadiq, Sulejman Mehmedovic, Bahrija Sijerçiq dhe Nura e Safet Lonçar. Në memorial janë shkruar edhe emrat e nxënësve të kësaj shkolle të vdekur gjatë luftës në Dobrinjë, Denis Bosankiq dhe Mirsad Hoxhiq.
Azra Ivazoviq, asistente për arsimin e lartë në Ministrinë e Shkencës, Arsimit të Lartë dhe Rinisë dhe deputetja e Kuvendit të KS-së Marijela Hašimbegović bënë homazhe për qytetarët e vrarë.
“Sot, edhe pas 28 vitesh, ne i kujtojmë këto viktima dhe flasim për to sepse është shumë e rëndësishme, jo vetëm për të kaluarën dhe të tashmen, por veçanërisht për të ardhmen. Është e nevojshme që vazhdimisht të flitet për një krim kaq të tmerrshëm në mënyrë që mos të ndodhë më. Kriminelët do të dëshironin edhe heshtje”, ka thënë Ivazoviq.
“Të mos ndalojmë së kujtuari krimin e planifikuar dhe të sistemuar që ndodhi në Sarajevë dhe në mbarë Bosnjën dhe Hercegovinën”, tha tutje Ivazoviq, shkruan Klix.ba, përcjell Fol Drejt.