Në Burgu i Dubravës, dje me datë 31.03.2022 rreth orës 13:35 është raportuar se një oficer i shërbimit korrektues ka vërejtur një të burgosur duke marrë diçka në tokë, ndërsa pas kontrolleve tek i burgosuri i dyshuar, është gjetur një sasi e marihuanës.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet, transmeton FolDrejt.
“Raportohet se një oficer i shërbimit korrektues ka vërejtur një të burgosur duke marrë diçka në tokë, pas bastisjet tek i burgosuri/dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy qese substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 77 gram. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.