Në burgun e Dubravës kanë ndodhur dy përleshje fizike në 24 orët e fundit.
Dy rrahje kanë ndodhur në Dubravë, njofton policia. Në rastin e parë janë rrahur dy të burgosur, kurse në rastin tjetër dy të dyshuar kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull.
Këto janë dy rastet e plota të raportuara nga Policia e Kosovës:
“Qendra Korrektuese, Dubravë, 01.03.2023 – 19:00. Në burgun e Dubravës ka ndodh një rrahje në mes të dy të burgosurve, si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”
“Qendra Korrektuese, Dubravë, 02.03.2023 – 14:20. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë në vuajtje të dënimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili po ashtu është në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori.” /FolDrejt/