Në fshatin Carallukë të Malishevës është raportuar një rast i kanosjes.
Aty është arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur viktimën mashkull kosovar përmes telefonit. Atij i është bastisur shtëpia dhe i janë gjetur dy armë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kanosur përmes telefonit viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.