E pasur me shumë ushqyes të shëndetshëm që ndikojnë pozitivisht në organizmin e njeriut, hudhra është më tepër se një barishte që përdoret për garniturë.
Ngrënia e hudhrës së freskët mund të përmirësojë shëndetin, mund të shmangë disa sëmundje, por në disa raste përdorimi i saj mund të jetë problematik:
Njerëzit që nuk duhet të hanë hudhër
Njerëzit që vuajnë nga mëlçia
Hudhra lufton bakteret dhe virozat.
Kjo aftësi i shtyn njerëzit që të hanë më shumë për të parandaluar hepatitin.
Megjithatë, hudhra nuk rekomandohet kundër hepatitit.
Për më tepër ajo stimulon stomakut dhe zorrët dhe ul sasinë e acidit gastrik në sistemin tretës duke ndikuar edhe tek tretja.
Nëse keni simptoma të rënda, hudhra do t’i përkeqësojë ato.
Njerëzit që vuajnë nga diarea jo-bakteriale
Nëse njerëzit që vuajnë nga diarea hanë hudhër të freskët, ajo do të stimulojë zorrët dhe do të përkeqësojë edemën në to duke e përkeqësuar situatën.
Ndaj nëse jeni të prekur nga diarea, kini kujdes me hudhrën.
Pacientët që do t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale
Sipas të dhënave, njerëzit që do të bëhen operacion duhet të ndalojnë së ngrëni hudhër për të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes sepse mund të përkeqësojë gjakderdhjen.
Gratë shtatzëna dhe ato lehonë
Nëse hudhra konsumohet në sasi normale, ajo konsiderohet e sigurtë gjatë shtatzanisë.
Megjithatë nëse përdoret për kura mjekësore të caktuara dhe në sasi të mëdha, hudhra nuk rekomandohet as për gratë shtatzëna as për ato lehonë.
Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut
Hudhra e ul tensionin e gjakut.
Sipas të dhënave, ulja e tensionit është aq e ndjeshme sa mund të përkeqësojë shëndetin e njerëzve që vuajnë nga ky problem.
Njerëzit që kanë probleme me sytë
Njerëzit që kanë probleme me sytë nuk duhet të hanë hudhër.
Konsumi afatgjatë i hudhrës dëmton sytë, sidomos tek njerëzit që kanë tashmë një problem të tillë.
Hudhra nxit gjakderdhjen dhe mund të rrisë rrezikun e humbjes së shikimit./FolDrejt/