Në komunën e Deçanit, me datë 30.03.2022, rreth orës 19:00 është raportuar një rast i dhunës në familje.
Raportohet se burri e kishte sulmuar gruan e tij pas një zënke verbale, transmeton FolDrejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një zënke verbale, kishte sulmuar fizikisht viktimën kosovare (bashkëshorten e tij) . Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.