Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në disa pjesë të Spanjës këtë javë dhe vala e parë e të nxehtit të vitit pritet të arrijë një muaj më herët se vitin e kaluar.
Pranvera në Spanjë pritet të ngjajë me mesin e verës këtë javë, pasi në disa rajone temperatura do të jetë mbi 30 gradë, e në disa edhe 40 gradë, njoftoi Bloomberg.
Ajri jashtëzakonisht i ngrohtë që lëviz nga Afrika në veri do të çojë në një rritje të temperaturës në Gadishullin Iberik më 25 dhe 26 prill dhe do të arrijë kulmin më 27 dhe 28 prill, njoftoi të dielën Agjencia Meteorologjike Spanjolle, transmeton Fol Drejt.