Ministria e Punëve të Brendshme sot lansoi fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ditën e Bashkimit Europian për Antitrafikim.
Këtë takim e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani i cili tha se veprimet, puna e aktivitetet tona nuk guxojnë të kufizohen vetëm në kuadër të kësaj dite apo këtij muaji kundër trafikimit me njerëz, transmeton Fol Drejt.
Veprimet tona e puna jonë duhet dhe do të vazhdojnë të jenë të përditshme dhe të intensifikohen edhe më tepër në parandalim dhe luftim të trafikimit me njerëz, hetime dhe dënime meritore për trafikantët si dhe përkrahje të duhur e shërbime cilësore për viktimat e trafikimit./FolDrejt/