Të paktën 56 persona humbën jetën në përleshjet e djeshme mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë në Sudan.
Në një deklaratë nga Komiteti Qendror i Mjekëve të Sudanit thuhet se 56 civilë humbën jetën ndërsa 595 persona të tjerë, përfshirë edhe ushtarë u plagosën në përleshjet në kryeqytetin Khartoum dhe në qytete të ndryshme mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Bëjmë thirrje për sens të përbashkët, ndalimin e menjëhershëm të përleshjeve që u shkaktojnë jetën civilëve të pafajshëm dhe të paarmatosur, për evakuimin e të ndaluarve dhe atyre që janë bllokuar si dhe për hapjen e korridoreve të sigurta për ndihmën e parë ndaj të plagosurve”, tha Komiteti në deklaratën e tij.
– Çfarë ka ndodhur?
Dje në kryeqytetin Khartoum dhe në qytete të ndryshme të Sudanit filluan përleshje të armatosura mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë.
Mosmarrëveshja e shënuar prej disa muajsh mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë për reformën e sigurisë ushtarake që parashikon pjesëmarrjen e plotë të Forcës së Mbështetjes së Shpejtë në ushtri, u shndërrua në një konflikt të nxehtë mes dy forcave./FolDrejt/