Edi Rama dha një lajm të mirë për kosovarët.
Ai njoftoi se Shqipëria ka nisur me lëshimin e lejeve të qëndrimit biometrike për Kosovën dhe dy të parat i morën Arita dhe Kushtrimi, transmeton Fol Drejt.
“Pas marrëveshjes mes dy qeverive, Shqipëria ka nisur tashmë me lëshimin e Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë. Dy kartat e para iu dorëzuan Aritës dhe Kushtrimit, dy të rinj nga Kosova që punojnë në Tiranë.
Dokumenti biometrik 5-vjeçar i rinovueshëm pa afat që merret përmes E-Albania është i pajisur me të gjithë elementët e sigurisë dhe shërben gjithashtu edhe si një Leje Pune.
Procedurë aplikimi online, tërësisht e lehtësuar dhe pa dokumente.”/FolDrejt/