Gazetari Esat Ahmeti i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), në Ditën e Përkujtimit të Veteranëve të Luftës në Amerikë, ka kujtuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shkruan Fol Drejt.
“Sot është dita e përkujtimit të Veteranëve të luftës, për ushtarët amerikanë, i përkujtojmë të gjithë me krenari” – ka shkruar Ahmeti, duke shtuar:
“Desha të shfrytëzoja rastin të i përshëndes edhe Shqiptaret e Amerikës dhe të gjithë Veteranet e UÇK-së, kudo që janë!”
Ua kujtojmë që në luftën e Kosovës 1998 – 1999, morën pjesë edhe shumë shqiptarë nga ShBA-të, në kuadër të Batalionit të Atlantikut./FolDrejt/