Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Krasniqi në Grabnicë të Klinës, e cila siç shkruan Haradinaj, ka dhënë kontribut gjatë luftës.
Gjatë kësaj vizite, në Ditën e Veteranit, Haradinaj ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për Rifat Krasniqin dhe Post Mortem për Arben dhe Shaqir Krasniqi, siç është shprehur vetë Haradinaj “për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare”./FolDrejt/