Në Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vlerësuar kontributin e turqve në shtetndërtimin e vendit, shkruan Fol Drejt.
“Me rastin e Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës, isha i nderuar që me ftesë të përfaqësuesve të komunitetit në fjalë, së bashku me kryeministrin Kurti, zëvendësministren Rexhepi, ministrat Damka e Rashiç nga Qeveria e Republikës së Kosovës, të marrë pjesë në shënimin e kësaj dite.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se komuniteti turk është komunitet i respektuar në Kosovë dhe i integruar në të gjitha poret e jetës.
“Me angazhimin dhe punën e tyre kanë arritur të krijojnë imazh pozitiv duke kontribuar në të gjitha proceset shtet ndërtuese nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Janë komuniteti i dytë me numrin më të madh të pjesëtarëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilët shërbejnë me nder dhe krenari në uniformën e Ushtrisë së Kosovës.”, shtoi Mehaj.
Në fund, Mehaj tha se në këtë ditë të veçantë, të gjithë pjesëtarëve të komunitetit turk në Republikën e Kosovës dhe pjesëtarëve të FSK-së nga ky komunitet, au uron ditën e tyre kombëtare. /FolDrejt/