Më herët, stacioni ishte shkëputur nga rrjeti ukrainas
“ Vizita është duke u planifikuar. Ne po flasim për ditët e ardhshme, patjetër, jo më vonë se fillimi i shtatorit , “tha Galushenko për Reuters.
Ministri shtoi se është jetike që misioni i IAEA të shohë se çfarë po ndodh në njësi.
Më herët sot, kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës tha se termocentrali ishte shkëputur nga rrjeti ukrainas.
Energjia elektrike është rikthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya
Linja e fundit konvencionale e energjisë që furnizon me energji elektrike termocentralin bërthamor të mbajtur nga Rusia në Ukrainë është rikthyer pas ndërprerjes së energjisë elektrike më herët sot, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
“Ukraina raportoi në IAEA se ZNPP, termocentrali më i madh bërthamor në Evropë , u shkëput nga linja e energjisë të paktën dy herë gjatë ditës, por aktualisht është përsëri në linjë,” sipas deklaratës së lëshuar nga Agjencia nga Vjena.
IAEA shtoi se nuk ka asnjë informacion për shkakun e ndërprerjes së energjisë elektrike./FolDrejt/