Lufta në Ukrainë, me shumë gjasa do të përfundojë në tryezën e bisedimeve, sipas një deklarate të Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, shkruan BBC.
“Ne do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Ne do të mbështesim Ukrainën që të mbizotërojë si një shtet i pavarur sovran në Europë dhe më pas kjo luftë ka shumë të ngjarë të përfundojë në tryezën e bisedimeve.
“Dhe rezultati i kësaj do të varet tërësisht nga forcat në fushën e betejës, kjo është arsyeja pse ne po i mbështesim ata,” theksoi Stoltenberg./abcnews.al/