Në fshatin Dragobil të Malishevës çatia e një shtëpie raportohet se është përfshirë nga zjarri.
Nuk raportohet për të lënduar, kurse pronari i shtëpisë raportohet se jeton jashtë Kosovës, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri çatia e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar i cili jeton jashtë shtetit. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.