Në komunën e Drenasit, dje me datë 02.04.2022 rreth orës 19:43, është raportuar një rast se burri i dehur ka rrahur viktimën femër kosovare e cila është bashkëshortja e tij.
Rasti është liruar dhe ka kaluar në procedurë të rregullt, njofton policia.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.