Në komunën e Drenasit dhe në kryeqytet janë raportuar dy raste të dhunës në familje, raporton Fol Drejt.
“Lidhur me rastin me datën 29.06.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj tre viktimave dy femrave dhe një mashkulli kosovarë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, shkruan në raportin e policisë.
Ndërsa në Prishtinë, policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/