Në komunën e Drenasit është raportuar një rast në polici ku djali ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj prindit.
Rastin e ka raportuar viktima, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Ky është raporti i plotë i policisë lidhur me këtë rast: “Gllogoc 01.03.2022 – 21:57. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhunë fizike dhe psikike ndaj tij. Nuk raportohet për lëndime ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, përcjell FolDrejt.