Në Drenas dy femra kosovare ankohen se përderisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj, ata i kanë dërguar në një banesë dhe i kanë mbyllur aty pa dëshirën e tyre dhe i kanë dhunuar fizikisht.
Më pas i kanë dërguar në një shtëpi e i kanë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin, përcjell Fol Drejt.
“Dy viktimat femra kosovare, kanë raportuar se, derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj kosovar, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë , dhe i kane mbyllur kundër dëshirës së tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht. Të njëjtit me pas me veture viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi i kanë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.