Në Drenas është raportuar për një rast i cilësuar si “dhunë në familje”.
Aty dyshohet se nëna dhe djali i saj i mitur janë rrahur mes vete, ku të dy kanë pësuar lëndime e kanë pranuar tretman mjekësor. Djali i saj i mitur është liruar në procedurë të rregullt, kurse nëna e tij është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje ishte përleshur fizikisht me djalin e saj të mitur, të dyshuarin mashkull kosovar dhe kishin sulmuar njëri tjetrin. Si pasoj e dhunës dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, kurse djali i saj është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.