Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është arrestuar dje në Drenas, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar bashkëshorten e tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë i njëjti ka kanosur edhe zyrtarët policorë, derisa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, derisa pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (pjesëtar i FSK-së) nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor e pas intervistimit ka shkuar tek familja e vajzërisë ndërsa i dyshuari duke mos i respektuar urdhëratë i ka kanosur zyrtarët policorë, me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.