“Ukraina do t’i rikthehet bisedimeve me Rusinë vetëm pasi Moska t’i kthejë territoret e pushtuara pas 24 shkurtit.” Kështu është shprehur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke shpjeguar kushtet e tij për negociatat e paqes në një intervistë për gazetën japoneze NHK, riprodhuar agjencia nga UNIAN.
“Ne duam të kthejmë territorin tonë në kufijtë e para 24 shkurtit. Vetëm atëherë do të mund të ulemi në tryezën e bisedimeve”, tha Zelensky, duke shtuar se pa çlirimin e territoreve të ‘pushtuara’ nga trupat ruse në këto tre muaj armiqësie, bisedimet për armëpushim me Rusinë do të jenë të vështira.
Udhëheqësi i Kievit përsëriti se Donbass-i dhe Krimea janë territore të Ukrainës, por pranoi se tani detyra kryesore është çlirimi i territoreve të pushtuara pas 24 shkurtit./FolDrejt/