Me temperatura nën zero, linja e të prekurve nga tërmetet që presin për ushqim dhe supa të nxehta, shtrihet në errësirë në qytetin turk të Gaziantepit, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Ajde Gunes është një prej tyre, mirënjohëse ndaj restoranteve që po ushqejnë ushtrinë e të pastrehëve në kryeqytetin gustator të Turqisë.
“Radhët janë të mëdha, por restorantet kanë bërë më shumë se qeveria,” tha Gunes.
Restorantet janë mes dhjetëra mijëra njerëzve që punojnë shumë për të ndihmuar familjet në çdo mënyrë që munden në të gjithë vendin pas tërmetit 7.8 ballë të së hënës që goditi Turqinë dhe Sirinë. /FolDrejt/