Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në përurimin e kompleksit të shtëpisë muze të Profesorit Ukshin Hoti, investim ky i komunës së Rahovecit, transmeton Fol Drejt.
Përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, Haradinaj ka treguar se ka qenë nder i veçantë pjesëmarrja në ceremoninë e ndarjes së dekoratës komunale “Ukshin Hoti”.
Haradinaj e ka vlerësuar lart edhe kontributin e Ukshin Hotit në përvjetorin e lindjes së tij, duke thënë se “ne si shtet dhe si shoqëri duhet të shërbehemi me vizionin e dijetarëve dhe patriotave sikurse Ukshin Hoti.”
“Në Krushë të Madhe të Rahovecit iu bashkova kryetarit Smajl Latifi, në përurimin e kompleksit të shtëpisë muze së Profesorit Ukshin Hoti, investim i Komunës së Rahovecit.
Nder i veçantë ishte pjesëmarrja në ceremoninë e ndarjes se dekoratës komunale “Ukshin Hoti”, dhe vlerësimi që iu bë sot shkrimtarit Ismajl Kadare, i cili nuk është thjesht vetëm një shkrimtar, por ndriçues i botëkuptimeve të të gjithë neve përmes veprave që i ka dhuruar kombit e njerëzimit.
Si shtet e si shoqëri, ne duhet të shërbehemi me vizionin e dijetarëve e patriotave tonë sikurse Ukshin Hoti, që dhanë dijen e ishin të gatshëm të japin edhe jetën në kohërat e vështira.”, është shprehur Haradinaj./FolDrejt/