Në qytetin e Ferizajt është arrestuar një femër kosovare nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht një femër tjetër kosovare.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 03.12.2022 – 20:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi pas një mosmarrëveshje kishte tentuar të sulmojë viktimën femër kosovare. E njëjta pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.