Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku i dyshuari i ka shkaktuar dhunë psikike viktimës femër, ia ka demoluar banesën e ia ka dëmtuar veshmbathjet e pastaj është larguar nga banesa.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, dhe po ashtu ka demoluar banesën dhe ia ka dëmtuar veshmbathjet e viktimës e me pas është larguar nga banesa.Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari në kërkim policor”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.