Revista e famshme biznesore amerikane, Forbes, ka publikuar një shkrim ku flitet për shpërthimin e të rinjve kosovarë në skenën e teknologjisë, përcjell Klan Kosova.
Shkrimi është artikull i Fatos Ametit, një sipërmarrës kosovar, themelues i kompanisë teknologjike, Sonnecto.
“Kosova njihet për mikpritjen e vet, për shpirtin pro-perëndimor dhe jetën e natës. Sidoqoftë, një është shkalla e progresit të madh që e ka bërë në 20 vjet e fundit dhe sasia e talentit të cilën e prodhon, posacërisht në teknologji” , shkruan Ameti.
“Të qenët shtet i ri sigurisht i ka benefitet e veta. Në epokën digjitale, të kesh popullatë të re, ta ofron një avantazh të konsiderueshëm; fuqia punëtorë e shteteve garuese vjetrohet dhe ngadalësohet, dhe popullata është në ajkën e karrierës së tyre”.
“Sidoqoftë, deri vonë, të qenët i ri në Kosovë nënkuptonte të kesh ngecur midis fluksit ekonomik dhe politik, dhe në të njëjtën kohë, të jesh i izoluar prapa murit të vizave. Kjo gjendje e pasigurisë e ka krijuar një urgjencë për popullin e Kosovës që të krijojë punë të reja cilësore që sigurohen që talentet e reja të mirë-përdoren”.
Ameti përmend që Kosova e ka shkallën më të lartë të përdoruesve të internetit në rajon, 93 pëeër qind kanë qasje në të, dhe kjo e ka lejuar sektorin e ICT-së që ta marrë dhenë.