Në fshatin Klinë është raportuar një rast i vjedhjes i cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.
Bëhet fjalë për fshatin Drenoc të Klinës, ku një femër kosovare është ankuar se disa persona të panjohur i kanë depërtuar me forcë në oborr e pastaj nga koteci i saj i janë vjedhur 38 pula.
“Ankuesja femër kosovare raporton se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në oborrin e saj dhe nga koteci i janë vjedhur 38 copë pula”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.