Edhe në fshatin Gaçkë të komunës së Ferizajt, një pjesë e malit është kapluar nga flaka.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrëfikësit dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç Ferizajt, zjarr pati edhe në Suharekë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, e Fushë Kosovë.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka deklaruar se do të shqyrtojnë shqiptimin e masave ndaj të gjithë atyre që po i djegin hamulloret në Kosovë, përcjell telegrafi, transmeton FolDrejt.com.
MBPZHR u ka bërë thirrje fermerëve që të ndalin praktikën e djegies së mbetjeve bujqësore pas të korrave.
Ministria e Bujqësisë thotë se djegia e hamulloreve po shkakton ndotje të ambientit dhe njëherësh po rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve.