Dje me datë 02.04.2022 në ora 17:10 në fshatin Kopernicë të Kamenicës janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kishin sulmuar fizikisht dy meshkuj tjerë kosovarë për probleme të mëparshme që kanë pasur.
Dy viktimat janë dërguar në spital, kurse pesë të tjerët të dyshuar në paraburgim, njofton policia, transmeton FolDrejt.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje të më hershëm, kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.