Në fshatin Pasjak të Novoberdës ka ndodhur një grabitje ku i dyshuari i ka drejtuar armën dhe nën kërcenime i ka grabitur para viktimës mashkull.
Ky është rasti i plotë i raportuar nga policia:
“Fsh.Pasjak,Novobërdë 16.11.2022-23:21. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e punës, një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.